Histori e pabesueshme/Ajo 77-vjeç dhe burri grek 26-vjeç, ‘çmendnin' diskot çdo natë

Histori e pabesueshme/Ajo 77-vjeç dhe burri grek 26-vjeç, ‘çmendnin' diskot çdo natë

09:02, 15/01/2021

Sally Lippman ishte 77 vjeç në këto fotografi dhe ende dinte të festonte.

Ajo ishte e rregullt në Studio 54 (klub nate), duke i dhënë asaj emrin ‘’Disco Sally’’.

Pasi burri i saj ndërroi jetë, ajo gjeti një jetë të re në diskotekat e viteve 1970 dhe 1980.

‘Duhej të vij çdo natë. Është si një ilaç’’ është shprehur atëherë Lippman, e cila ishte avokate me profesion.

Burri i saj vdiq në 1975 dhe ai kishte studiuar për drejtësi, të dyve u pëlqente muzika e mirë, por atij nuk i pëlqente të kërcente.

Në shtator 1978 Sally vizioti për herë të parë Studio 54 me një djalë të ri 25 vjeçar i cili i tha asaj :

''Duhet të shihni se çfarë ndodh këtu'' është shprehur në një nga intervistat e saj të asaj kohe, duke shtuar më pas se kishte vënë pambuk në vesh para se të hynte në disko.

I riu që shoqëronte Sallyn njihej si ‘’Zoti grek’’ dhe emri i tij ishte John Touzos.

Ai u takua me të moshuarën energjike në qarkun e klubit dhe të dy u martuan në klubin e natës Magique me yje si si Lindsay Wagner, Peter Frampton dhe David Brenner.

Scott Bitterman një ish shofer në discon ''Studio 54''është shprehur për Sally se ajo ishte një grua e moshuar e ndritshme, e qeshur, e cila vinte disa net në javë dhe vallëzonte në pjesën më të madhe të natës.

'Sally përfaqësoi më të mirën e klubit për mua: ajo nuk ishte as e pasur dhe as e famshme. Ajo ishte një grua që i pëlqente të kërcente dhe të argëtohej me miqtë e saj në mbrëmje… ”është shprehur Bitterman.

Sally Lippman vdiq në maj të vitit 1982 në spitalin Mount Sinai, dhe pavarësisht kërkesave të përsëritura, askush nuk kërceu në varrimin e saj.

 Ajo kishte stilin e saj dhe lëvizjet që e bënin atë të veçantë.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco