Martesë në kohë pandemie/ Nusja e infektuar me Covid, ja si i thotë ‘PO’ dhëndërit

Martesë në kohë pandemie/ Nusja e infektuar me Covid, ja si i thotë ‘PO’ dhëndërit

13:00, 02/12/2020

Çifti nga California, Lauren dhe Patrick Delgado u detyruan të martoheshin me anë të një litari pasi nusja rezultoi pozitive me COVID-19 vetëm disa ditë pak para martesës së tyre të planifikuar.

Ceremonia u mbajt më 20 nëntor në shtëpinë e famlijes së Lauren në Ontario, Kalifornia, ndërsa ajo ishte e izoluar nga dhëndri dhe të ftuarit e dasmës.

Ajo është shprehur se ajo dhe burri i saj ishin detyruar të ndryshonin planet e tyre disa herë për shkak të pandemisë.

 “Kemi qenë të kujdesshëm gjatë gjithë kësaj kohe, kemi mbajtur maska kudo. Kur testi i saj rezultoi pozitiv, ishte një goditje e madhe për Lauren, " është shprehur dhëndëri për KTLA.

Ndërsa licenca e martesës rrezikonte të skadonte pas tre shtyrjeve të mëparshme për shkak të masave kufizuese, çifti vendosi të vazhdonte normalisht me ceremoninë në 20 nëntor , siç ishte planifikuar.

 Natyrisht, duhej të bëheshin modifikimet e nevojshme për të siguruar që as dhëndri dhe as ndonjë nga 10 të ftuarit (pasi lista ishte shkurtuar domosdoshmërisht) nuk do të infektoheshin.

Përfundimisht, dasma u zhvillua me nusen që qëndronte në dritaren e katit të sipërm të shtëpisë së prindërve të saj dhe dhëndrin në derën e përparme. 

Shiriti i gjatë i mbajtur nga Lauren dhe Patrick simbolizoi angazhimin e tyre , sipas gazetës amerikane.

Në fillim të kësaj jave, pas një karantine 10-ditore, çifti u takuan për herë të parë që nga dasma e tyre. 

Të sapomartuarit shpresojnë të jenë në gjendje të rinovojnë zotimet e tyre vitin e ardhshëm dhe të bëjnë një dasmë të  madhe, për të festuar  këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco