Gjashtë komplekse për veten që helmuan jetën e princeshë Dianës dhe askush nuk i vuri re

Gjashtë komplekse për veten që helmuan jetën e princeshë Dianës dhe askush nuk i vuri re

09:57, 26/11/2020

Princeshat nga librat dhe filmat e vjetër të Disney janë të lezetshme, të ëmbla dhe të bukura. 

Por në jetën reale, edhe princeshat nuk janë perfekte!

Kurora dhe statusi i tyre i lartë nuk i mbron ata nga mendimet vetëshkatërruese për pamjen e tyre.

Komplekse të ngjashme po e shqetësonin princeshën britanike Diana, një nga gratë më të famshme në Tokë që ishte e dashur nga e gjithë bota.

Image

Pasi Diana ndërroi jetë, më shumë se një milion njerëz u mblodhën në Londër në varrimin e saj.

Besohet se Diana ishte anëtari më i popullarizuar i familjes mbretërore Britanike në Britaninë e Madhe.

Megjithëse princesha ishte një ikonë e stilit, ajo ishte gjithashtu një person plot komplekse në të njëjtën kohë. 

Për shembull, kur artisti Israel Zohar pikturoi portretin e saj në vitin 1990, Diana vazhdimisht i kërkonte atij të korrigjonte diçka në lidhje me pamjen e saj në pikturë, veçanërisht hundën.

Image

Hunda e madhe e princeshës u diskutua në mënyrë aktive nga shtypi . 

Diana u përpoq ta fshihte atë me ndihmën e një modeli të madh flokësh, si dhe duke përdorur një pozë të veçantë në të gjitha fotot e saj . 

Ajo  përkulte kokën pak poshtë, e kthente pak anash dhe ngrinte sytë. Ky u bë këndi i fotografisë së saj.

Image

Përveç kësaj, një kokë paksa e ulur e ndihmoi Dianën të përballej me një kompleks tjetër: ajo ishte e turpëruar nga gjatësia e saj . 

Pasiguria e saj për gjatësinë,  erdhi nga fakti se gjatësia e burrit të saj ishte e njëjtë.

Sidoqoftë, në portretet zyrtare, princesha duket se është më e shkurtër se burri i saj sepse fotografët e qëllimisht e bënë Dianën të dukej më e shkurtër - ajo u vu para bashkëshortit të saj dhe iu tha të vishte këpucë të sheshta. 

Kjo e ndihmoi Charles të dukej më i gjatë dhe më mbresëlënës se gruaja e tij.

Image

Për shkak të sikletit për gjatësinë e saj, princesha kishte probleme me sjelljen e saj. 

Diana i përkulte supet përpara. 

Sipas mjekut të saj, situata ishte përkeqësuar nga fakti që ajo kishte një lakim të shtyllës kurrizore.

Gjithashtu, Diana shpesh e mbante kokën ulur kur fliste me njerëzit në mënyrë që komunikimi të ishte i rehatshëm për këdo që fliste dhe në mënyrë që të mos u dukej se po i shikonte nga lart.

Image

Ekziston edhe një kompleks tjetër që e torturoi Dianën. Ajo e konsideronte veten të shëndoshë .

E gjitha ishte për shkak të një fraze aksidentale që Princi Çarls i tha nuses së tij  pasi i kishte vënë dorën në bel, "Oh, pak topolake këtu, apo jo?"

Dhe ajo i mori me dhimbje fjalët e burrit të saj.

Kjo është arsyeja pse kjo vajzë 19-vjeçare filloi të dobësohej shpejt përpara ditës së martesës. 

Kur rrobaqepësit e oborrit filluan të qepnin një fustan nusërie për Dianën, beli i saj ishte 30 inç.

Para ceremonisë së martesës, beli i princeshës u zvogëlua në 23 inç. 

Një nga dizajnerët e modës kujton se Diana ishte aq e hollë, saqë në të vërtetë mund të shihje kockat në fytyrën e saj.

Image

Një javë pas martesës, Diana filloi të vuante nga bulimia, e cila zgjati për rreth 10 vjet . 

Diana tregoi se kishte disa arsye për këtë çrregullim nervor. 

E para dhe më e rëndësishmja, ajo kishte probleme me burrin e saj. 

Ata supozohej të ishin së bashku dhe të portretizonin një marrëdhënie të mirë në publik, por në fakt, nuk kishte paqe dhe harmoni mes tyre.

Së dyti, një nga detyrat e princeshës ishte të komunikonte me njerëz të sëmurë rëndë, gjë që ishte një goditje e rëndë për psikikën e saj. 

Diana nuk kërkoi ndihmë për buliminë e saj sepse kishte turp për çrregullimin e saj dhe e urrente veten për këtë.

Image

Bukuroshja Diana gjithashtu besonte se kishte një fizik notari . 

Ajo nuk i pëlqente supet e saj të mëdha. 

Për fat të mirë, pamjet me shpatulla voluminoze ishin të modës në vitet '80. 

Diana e përdori me shkathtësi këtë trend, duke zgjedhur veshjet me jastëk shpatullash dhe stilet e veshjeve që ishin të rëndësishme për ato kohë. 

Në këtë mënyrë, shpatullat e Diana-s nuk dukeshin të mëdha dhe krijonte një përshtypjen sikur princesha thjesht po ndiqte trendet e modës.

Image

Sipas Carolan Brown, trajnerit personal të Dianës, pasi kishte lindur 2 fëmijë, barku i princeshës kërkonte shumë vëmendje dhe aktivitet fizik . 

Princesha ishte e angazhuar në mënyrë aktive në sporte, të cilat e ndihmuan atë jo vetëm të përmirësonte trupin e saj, por edhe gjendjen e saj emocionale.

Gjithashtu, Carolan kujton që Diana u interesua për mësimet e ndërtimit të zërit sepse mendoi se zëri i saj nuk tingëllonte mjaftueshëm i sigurt dhe dukej si i një vajze të vogël.

Image

Kjo foto, ku ajo ka veshur një fustan të zi, është realizuar ditën që Princi Charles deklaroi në një intervistë televizive se ai kishte një lidhje me një grua tjetër. 

Më pas, Diana filloi të fliste hapur në televizion se sa të vështira kishin qenë vitet e fundit për të.

Para kësaj, Diana nuk kishte rrëfyer në publik se kishte probleme psikologjike.

Jeta familjare me Charles nuk funksionoi, por ishte e nevojshme që ata të tregonin një martesë të lumtur. 

Për shumë vite, Diana nuk ndjente mbështetje nga familja mbretërore dhe kishte një marrëdhënie të vështirë me nënën e saj. 

Kështu që, princesha e re u bë peng i  depresionit .

Por ajo gjeti forcë dhe filloi të shpëtojë gradualisht nga pasiguritë dhe tensioni nervor që kishin vazhduar të helmonin jetën e saj për shumë vite. 

Ajo e luftoi buliminë e saj dhe filloi të stërvitej rregullisht në palestër

 

Burimi: Bright Side 

Përktheu dhe përshtati: R. D/ syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco