'Më thanë mos trego': Ushtari rrëfehet pas 36 vitesh për incidentin e UFO-ve në bazën e NATO-s

'Më thanë mos trego': Ushtari rrëfehet pas 36 vitesh për incidentin e UFO-ve në bazën e NATO-s

14:10, 30/10/2020

Për 36 vjet, Steve Longero e ka mbajtur të fshehtë atë që pa në pyllin “Rendlesham” në Suffolk të Anglisë, për tre netë: Nga data 26 deri më 28 dhjetor 1980.

Teksa ishte në shërbim ushtarak, ai thotë se pa drita të çuditshme në pyll, pezull me dy bazat ajrore të NATO-s, që ishin në gatishmëri të lartë, pasi Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj. Steve ishte duke ruajtur magazinën e armëve kur alarmet u fikën.

“Teksa isha në detyrë atë natë, ne kishim një sistem shumë të sofistikuar alarmi dhe gjithçka u fik papritur”, thotë ai.

“Dhe atëherë. Unë munda të shihja ato drita mbi kurorat e pemëve, dhe po mendoja: çfarë po ndodh?

Më pas ata dërguan njerëz atje dhe në fillim ishte e vështirë për t’u besuar, gjithë ato drita të ndritshme”.

Në pyll, Steve u rrethua nga personel tjetër ushtarak.

Ai kujton se UFO-t dukeshin si “drita fluoreshente me ngjyra, si e kuqe dhe jeshile”.

“Dukeshin sikur fluturonin mbi kurorat e pemëve si një sy që ndiqte pothuajse gjithçka”, citohet ai nga “Outer Limits Magazine”, në një artikull publikuar së fundmi.

Steve u pyet lidhur me ngjarjen pak ditë pasi pa UFO-t dhe u urdhërua që të mos fliste për atë që pa, pasi në bazë kishte armë bërthamore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco