Jeta e egër dhe peizazhet e Skocisë në rrezik zhdukje

Jeta e egër dhe peizazhet e Skocisë në rrezik zhdukje

22:46, 29/10/2020

Ndryshimet lokale klimatike po lëvizin drejt veriut rreth 5 km në vit.

Kjo “shtyrje” e klimës më të ngrohtë drejt veriut është duke ndodhur si shkak i veprimtarisë së njeriut si shkak i ngrohjes globale, shkruan “HeraldScotland”, transmeton lajmi.net.

Kjo ngrohje e zonave arktike po ndodh me shtytje 5 km në vit, që është rreth 100 herë më shpejt sesa kur përfundoi epoka e fundit e akullnajave.

Këto kushte ekstreme të ndryshimit nuk po i lejojnë kafshët që të arrijnë të adoptohen me rrethanat sepse aftësia e tyre për t’u përshtatur nuk mund ta kap hapin e ndryshimit klimatik.

Sipas raportimeve që janë bërë nga kërkuesit, janë me dhjetëra specie që rrezikohen të zhduken dhe me qindra të tjera që po mbeten pa strehim.

Shkrirja e akullnajave, djegia e tokave, gjuetia etj, janë duke e lënë këtë zonë të pabanuar nga natyra e egër.

Mundësia e një kafshe ose bime të mbijetoj varet plotësisht se a ka ambient të përshtatshëm për të për t’u zhvendosur, por në këto rrethana, nuk do të ketë për shumë gjatë.

Kjo është sepse zonat e përshtatshme për jetën e këtyre kafshëve veçse janë të populluara nga kafshë të tjera, pra kjo do të thotë se ato ose do të luftojnë mes vete për territorin, duke quar në zhdukje të disa specieve, ose ato do të jetojnë në të njëjtin vend pa resurse jetësore që përsëri do të qoj në zhdukjen e specieve, transmeton lajmi.net.

Ndryshimet klimatike natyrale janë diçka që ndodhë gradualisht, prandaj bota e egër nuk rrezikohet, mirëpo ky ndryshim i shkaktuar nga njeriu është duke u bërë rreziku më i madh për të ardhmen e njerëzimit.

 

Ky nuk është problem lokal për Skocinë, ky është një problem me të cilin po përballet e gjithë bota.

Ne duhet të fillojmë të mbrojmë zonat rurale, ne duhet të fillojmë të shmangim shkatërrimin e natyrës për krijimin e qytetërimeve.

Pa natyrë ne do e kemi të pa mundur të mbijetojmë sepse në këtë mënyrë edhe ushqimi do jetë e pamundur të sigurohet dhe prodhohet.

Shkatërrimi i natyrës nuk do qoj vetëm në zhdukjen e kafshëve dhe bimëve, por edhe të njeriut.

Për këtë arsye, Bashkimi Evropian vendosi që deri në vitin 2050 të ndal emetimi i karbonit në zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco