Zhduket jeta ujore, ishulli Kamçatka përfshihet nga një fenomen i çuditshëm

Zhduket jeta ujore, ishulli Kamçatka përfshihet nga një fenomen i çuditshëm

11:57, 14/10/2020

Një fenomen i pashpjegueshëm është regjistruar për herë të dytë brenda një jave në Kamçatka, ku mijëra gjallesa detare janë gjetur të ngordhura përgjatë gadishullit rus.

Shkencëtarët që janë duke studiuar këtë katastrofë deklarojnë se pasojat janë shumë të mëdha saqë mendohet të jetë shkatërruar 95% e botën nënujor në këtë rajon.

Për herë të para gjallesat e ngordhura u gjetën përgjatë brigjeve të Kamçatkës më 5 tetor.

Përmes një postimi në Tëitter, guvernatori i Kamçatkës flet për “vdekjen masive” të gjallesave, por shpjegon se situata nuk është njësoj në plazhet e tjera të zonës. Ai shton se nuk mund të thotë se kjo gjë është shkaktuar nga magazinat e epokës sovjetike të cilat janë të mbushura me helme kimike.

Ndërsa zv/presidenti i Akademisë ruse të Shkencës, Andrei Adrianov, shpjegon se ngordhja e gjallesave detare ka ardhur si pasojë e toksinave të lëshuara nga disa mikroalga.

 Nga toka, distanca midis Ozernovskiy dhe Gjirit Avacha është rreth 250 kilometra. Në Gjirin e Avacha në fundi e shtatorit ka ndodhur një fenomen I njëjtë, grumbuj peshqish dhe gjallesash ujore kanë ngordhur nga një fenomen I pashpjegueshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco