Kukulla në vend të njerëzve, sfilata e 'Moschinos' merr vëmendjen e të gjithëve

Kukulla në vend të njerëzve, sfilata e 'Moschinos' merr vëmendjen e të gjithëve

22:01, 29/09/2020

Në mes të pandemisë së Covid-19, shumë firma të modës kanë befasuar duke prezantuar koleksionet e tyre pranverore 2021 përmes pasarelave dixhitale. 

Dhe Moschino nuk mund të ishte jashtë saj.

Jeremy Scott ndryshoi pasarelat dhe modelet gjithashtu, për një skenë kukullash me të cilën tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, falë pamjes dhe vizionit të tij.

"Gjëja më e mirë që mund të bëja për njerëzit e stresuar nga zgjedhjet, pandemia, trazirat shoqërore dhe e ardhmja ishte t'u jepja atyre këtë, dhuratën e fantazisë dhe ta harronin atë për disa minuta; le të shijojmë këtë botë të vogël të modës që na takon,"Jeremy rrëfeu për "Vogue". 

Dhe me një video prej pak më shumë se 7 minutash, projektuesi amerikan shfaqet duke ecur drejt një teatri kukullash. 

Në vetëm sekonda, firma hap dyert e botës me stil të krijuar për këtë Javë të Modës në Milano, me praninë e personaliteteve të tilla si Anna Wintour, (por jo si njerëz, pasi ajo edhe të pranishmit e tjerë të famshëm ishin gjithashtu përfaqësuar si kukulla)./Marrë nga Holamexico/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco