Kur Krijuesi fluturoi për të shpërndarë pasuritë, duart i ngrinë dhe i ranë të gjitha ... në Siberi

Kur Krijuesi fluturoi për të shpërndarë pasuritë, duart i ngrinë dhe i ranë të gjitha ... në Siberi

11:17, 29/09/2020

Legjenda vendase thotë se kur Krijuesi fluturoi mbi Botë për të shpërndarë pasuritë, ai i hodhi të gjitha thesaret kur arriti në rajonin Yakutia në Siberi. Duart e tij kishin ngrirë dhe thesaret që ishin destinuar edhe për vendet e tjera ranë të gjitha në këtë vend.

Miti është një përpjekje për të shpjeguar pse Yakutia ka një bollëk kaq të madh me gjëra të çmuar, por është e lehtë të kuptohet pse u zhvillua historia.

Temperaturat në këtë rajon arrijnë deri në minus -70 ° C dhe Yakutsk, është qyteti më i ftohtë në hemisferën veriore.

Migjithatë pavarësisht temperaturave të ftohta në këtë rajon ekziston jeta por bashkë me të edhe një kafshe e veçantë, të njohur si kuaj jakutianë. Jakutët padyshim do të ishin zhdukur po të mos ishin këto kafshë. Vendasit mbështeteshin te kuajt për transport,për veshje dhe për mish.

Kuajt kanë luajtur një rol qendror në ekonominë e rajonit për qindra vjet.

Rezulton se këta kuaj u përshtatën me klimat ekstreme siberiane me një shpejtësi të habitshme.

Jakutiani është mesatarisht rreth 150cm pak më I vogël se shumica e kuajve të tjerë dhe qimet i arrijnë deri në 10 cm, pamja e tij na kujton mamuthët por në formën e një kali.

Por sa kohë u është dashur kuajve jakutë që të përshtaten me këtë mjedis ekstrem? A janë ata vendas të lashtë në rajon, si mamutët që tani janë zhdukur? Apo i sollën Jakutët në zonë kur ata ikën nga Mongolia në shekullin 13 ose 14 për t'i shpëtuar Xhengiz Khanit?

Për t'iu përgjigjur pyetjeve të tilla, shkencëtarët kohët e fundit u kthyen në marrjen e mostrave të gjenomit.

Ekipi mori kampionin e gjenomeve të nëntë kuajve modernë të Jakutisë, një gjenom nga një kal i hershëm i shekullit 19 dhe një tjetër nga një kal që jetonte në rajon 5,200 vjet më parë. Shkencëtarët pastaj krahasuan gjenomet me njëra-tjetrën dhe me sekuencat ekzistuese për dhjetëra kuaj shtëpiak, kuajt e egër Przewalski që janë vendas në stepat e Azisë Qendrore dhe kuajt antikë.

Gjetjet e studimit ishin të paqarta. Në gjenomet e kuajve modernë Yakutian studiuesit gjetën një sinjal të fortë të një "efekti themelues" : një zvogëlim i variacionit gjenetik që rezulton kur një popullsi e vogël përdoret për të krijuar një koloni të re. Niveli i saktë i variacionit gjenetik tregon se popullata e vogël themeluese e kuajve arriti në rajonin Yakutian rreth 800 vjet më parë, në shekullin e 13-të.

Analizat e ekipit vendosën nëntë kuajt modernë të Yakutian dhe kalin Yakutian nga shekulli 19 brenda "pemës evolucionare" të kuajve të zbutur dhe ata ngjasojnë më shumë më kuajt mongolian. Ata janë përshtatur me mjedisin e tyre të ri në vetëm 800 vjet dhe kjo është e mahnitshme thanë shkencëtarët që u morën me këtë studim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco