Restoranti më i vjetër në botë, po përjeton humbje të mëdha për shkak të pandemisë

Restoranti më i vjetër në botë, po përjeton humbje të mëdha për shkak të pandemisë

07:25, 29/09/2020

Restoranti “Botin” që shërben nga viti 1725 në Madrid, edhe pse është më me fat në krahasim me restorantet tjera në sektor për shkak të reputacionit, përvojës dhe kapacitetit, për shkak të pandemisë përjetoi humbje të mëdha.

Restoranti më i vjetër sipas librit “Guinness” po përballet me luftën e mbijetesës kundër problemeve sociale-ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

“Botin” që shërben nga viti 1725 në Madrid, edhe pse është më me fat në krahasim me restorantet tjera në sektor për shkak të reputacionit, përvojës dhe kapacitetit, për shkak të pandemisë përjetoi humbje të mëdha.

Antonio Gonzalez, një ndër anëtarët e gjeneratës së tretë të familjes spanjolle që janë në krye të restorantit që nga vitet 1930-ta, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha :

 “As në Luftën e Brendshme të Spanjës ky restorant nuk u mbyll. Gjyshi im vazhdoi të punojë këtu. Por (restoranti) në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur për shkak të COVID-19 (14 mars-21 qershor) qëndroi mbyllur me vendimet e marrë”.

Ai ndikimin e COVID-19 ndaj restorantit Botin e cilësoi si “një ndryshim i tmerrshëm dhe i papritur”.

“Në ditë normale restoranti ynë priste rreth 600 myshteri në ditë. Por tani ky numër u ul në 60. Prej 75 punonjës 63 janë në shtëpitë e tyre me grant afatshkurtër të punës. Vetëm 12 punojnë. Humbja jonë mujore është 50-60 mijë euro. Kështu mund të qëndrojmë edhe vetëm 1-2 vite”, tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco