Dasma pa dhëndër/ 20-vjeçares me sindromën ‘Dawn’ i plotësohet dëshira

Dasma pa dhëndër/ 20-vjeçares me sindromën ‘Dawn’ i plotësohet dëshira

14:19, 25/09/2020

20-vjeçarja e quajtur Rabia, është një vajzë më sindromën ‘Dawn’, e cila jeton në rrethin Develi të Kayseri.
Ajo, gjatë gjithë jetës së saj kishte vetëm një dëshirë: Të vishej me fustan të bardhë!
Nisur nga dëshira dhe ëndrra e madhe e vajzës për të veshur fustan nusërie, familja vendosi t’ia kthente ëndrrën në realitet dhe i organizoi asaj një dasmë pa dhëndër.
Dasma u mbajt në një lokal të zonës, ku  kishte shumë të ftuar dhe 20-vjeçarja u vesh me fustan nusërie.
E me sa duket, Rabia e ka shijuar shumë këtë ditë të veçantë të jetës, pasi gëzimi në sytë saj e ka shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco