Kujdes! Këto emoji i paskemi përdorur gabim deri më sot

Kujdes! Këto emoji i paskemi përdorur gabim deri më sot

11:57, 19/09/2020

Të gjithë i përdorim emojit kur shkruajmë mesazhe apo komente.

Dikush më pak e dikush më shumë, kërkojmë të arrijmë të japim mesazhe përmes tyre.

Sigurisht, që deri më tani, kemi përdorur një logjikë të caktuar kur i kemi dërguar ato.

 Mirëpo... sikur t’ju themi që nje pjesë të tyre i kemi dërguar gabimisht?!

Janë disa emoji që deri më sot janë përdorur në kuptimin e gabuar.

Lista më poshtë, do të ju surprizojë dhe do ju bëjë të mendohuni dy herë para se ti nisni ato në mesazhin e radhës.

Image

Ju mund ta keni përdorur këtë emoji si një puthje, por në fakt kjo simbolizon një njeri që fishkëllen.

Image

Njerëzit besojnë se ky emoji i referohet një personi të irrituar dhe nervoz, por në fakt simbolizon ‘fytyrën e dikut që ka triumfuar’. WoW!

Image

Disa njerëz mendojnë se ky emoji nënkupton një kamariere me tabaka të padukshme, ose dikë që po vë në dukje arritjet e tij/saj. Në fakt, është personi i zyrës së informacionit.

Image

Nëse doni të komplimentoni pamjen e dikujt, ju këshillojmë të mos e përdorni më këtë emoji. Nga pamja e parë , duket si një yll që po bie por në fakt nënkupton marramendjen.

Image

Ju duket sikur ky emoji nënkupton një person në mendime të thella, apo jo? Në fakt, ky emoji nënkupton kërkimin e faljes ndaj një personi tjetër.

Image

Duket si një person që qan, apo jo? Në faky ky emoji simbolizon ankthin dhe stresin.

Image

Ky emoji më së shumti përdoret si simbol i ngjarjeve të lumtura, por në fakt kjo fjongo simbolizon luftën ndaj kancerit.

Image

Shumica e përdoruesve besojnë se ky emoji simbolizon lutjen. Por, në fakt ky është gjesti që japonezët përdorin për të kërkuar falje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco