Përdorimi i maskave, si pjesë e garderobës sonë!

Përdorimi i maskave, si pjesë e garderobës sonë!

11:11, 17/09/2020

Nga Henrik ZOTAJ/

ashme dihet se lageshtira e ajrit, temperaturat e larta dhe rrezatimet diellore nuk e zhduken Covid 19, por nje numer studiuesish mendojne se stina e veres e ngadalesoi perhapjen e tij.!

Te..Ne..hapja e shpejte, mungesa e nje strategjie dhe e nje plan veprimi te qarte nga strukturat pergjegjese dhe qeveria, si dhe sjellja e njerezve sikur virusi te mos ekzistonte, solli nje numer ne rritje te personave te prekur nga Covid-19 ne vere, por gjithesesi kjo periudhe..per te gjithe ato qe dine.. dhe per te gjithe ato qe duan..u dha mundesine te pergatiteshin per nje stine me te veshtire, per te perballuar Covid-19..sic eshte periudha e vjeshtes e me pas e dimrit, ku pritet qe te kete nje rritje te numrit te rasteve me covid-19.!

Për të qëndruar hapur, por edhe për të ringjallur ekonominë..për t’i rikthyer njerëzit në aktivitetet e tyre te perditeshme pa frike:

Do duhet te perdorim masivisht maskat, dhe kryesisht ato Tekstile, (pelhure).
Shkenca dhe ekspertet kane qene te qartë:
Perdorimi i Maskave mund të parandalojë transmetimin e koronavirusit dhe të shpëtojë jetë.

Qëllimi kryesor i veshjes së një maskë nuk është të parandalojme që një person i shëndetshëm të sëmuret..por, përkundrazi..të parandalojë që personat e infektuar tashmë,
të kontaminojnë të tjerët përmes kontaktit rastësor.
OBSh. rekomandon:

MASKA MJEKESORE për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit, njerëzit me semundje kronike dhe personat qe konfirmohen pozitiv nga koronavirusi ose kane simptoma te ketij virusi.

Njerëzit e shëndetshëm që nuk bëjnë pjesë në këto kategori duhet të perdorin një Maskë Tekstile (pëlhure).

Perdorimi i maskave edhe simbolike e civilizimit tone.!

Duke qene se testimi mbetet akoma ne përmasa të kufizuara.. ne raport me numrin e nevojshem dhe një vaksinë do të kerkoje te pakten dhe disa muaj kohe… ne mund të arrijme te mbajme nen kontroll situaten e Covid-19…nëse do perdornim masivisht maska, mundesisht sa me cilesore për publikun e gjere.

Sot maska akoma nuk eshte bërë pjesë integrale e veshjes tone të përditëshme, me disa perjashtime por, shumë shpejt, me fillimin e vitit te ri shkollor, maskat do te vishen nga cdo nxenes dhe student, mesues dhe pedagog, si dhe staf ndihmes ne cdo dite mesimi.

Nderkohe rreth fundit te vjeshtes kete Aksesor te rendesishem, do ta kemi si pjese te garderobes sone te perditshme..pothuajse te gjithe!

Maskat do duhej te mbahej sidomos gjate qendrimit tone ne ambientet e mbyllura dhe ne ambiente te jashtme ku distancimi fizik eshte i pamundur.

Ne te njejten kohe maskat duhet të kombinohen me forma të tjera të distancimit shoqëror dhe fizik..me higjenen vetjake..zgjerimin e testimit dhe gjurmimin e kontakteve.. izolimin e vatrave..si dhe ndjekjen e personave te prekur nga Covid-19, ne banesat e tyre nga mjeke profesioniste, gjithnje ne bashkepunim me mjeket e familjes…sepse vetëm ky mjet (maska) nuk do të parandalojë infeksionin.!

Efikasiteti i maskave.!
(disa nga studimet rreth perdorimit te tyre)

Nga studimet eshte vene re se, ne vendet ku nuk rekomandoheshin maskat kishte nje rritje prej afro 55% rasteve te prekur nga koronavirusi.

Një studim nga Universiteti i Uashingtonit parashikoi që SH.B.A. mund të parandalonin të paktën 45,000 humbje jete, nga Covid-19, deri në Nëntor, nëse 95% e popullsisë do të mbanin maska fytyre në publik.

Një sondazh i fundit i Gallup, sugjeron që ndërsa përdorimi i maskave në mesin e amerikanëve, është duke u bërë më i zakonshëm – përqindja e të rriturve amerikanë që thanë se kishin veshur një maskë në publik ishte nga 51% në fillim të prillit dhe shkoi
në 86% në fund të qershorit,
kurse 11% nuk i perdornin fare.!

Sipas studiuesve të Institutit të Metrikës së Shëndetit dhe Vlerësimit të Universitetit të Uashingtonit (IHME).

Nëse të gjithë veshin një maskë, 58% e vdekjeve nga Covid-19 mund të parandalohen deri në vjeshtë.

A kemi nevoje per maska me cilesore!

Ndërsa rastet rriten, maskat sa më cilesore te jene, aq me te sigurte do te jemi ne praktiken dhe aktivitetet tona te perditshme.

Maska speciale te nivelit mjekësor, N99 dhe N95, por dhe maskat kirurgjikale etj. janë më efektivët në filtrimin e grimcave virale.

Maskat e nivelit mjekesor janë zakonisht opsioni më i sigurt për punonjësit e kujdesit shëndetësor por, keto maska:

Kane perdorim te kufizuar ne kohe…

Mbeten ne dispozicion kryesisht për punonjësit e shëndetit…

Eshte gati e pamundur per ta patur masivisht per popullaten ne teresi…

Nuk mund te perdoren ne menyre te perseritur…

Nuk jane te rehatshme per perdorime te gjata ne kohe…

Keto jane disa arsye qe ekspertet sugjerojnë që, përdorimi i gjerë i maskave tekstile, eshte i mundshem dhe mund të ulë ndjeshëm transmetimin.

Qe maskat te perdoren dhe te pranohen gjeresisht, do duhet te plotesojne disa parametra.

1.Ato duhet te sigurojne nje mbrojtje sa te mire.
Niveli i mbrojtjes varet jo pak nga cilesia e maskes, mbrojtja me e mire do te ishte mbrojtja jo vetem ndaj grimcave te medha por, mbrojtja edhe ndaj aerosoleve, si dhe, sa mire mbyllet maska rreth fytyrës me qellim parandalimin e grimcave që vijnë rreth saj.

2.Dizajnet dhe modelet e shumellojshme.
Çdo prodhues do duhej të përdorë materiale cilesore dhe dizajne te ndryshme..

3.Maska duhet të jetë mjaft e rehatshme.
Qe njerëzit t’i veshin ato, për periudha të gjata kohe,
pa pasur nevojë t’i prekin ose t’i heqin ato shpesh.

4.Ripërdorimi i tyre.
Për të parandaluar një nevojë të vazhdueshme për maska të reja, do të duhej të ishte e mundur që ato lehtë t’i pastronim ose duhet të zëvendësonim vetëm disa pjesë (p.sh. filtrat)
kjo do te mundesonte që ato të përdoren në mënyrë të përsëritur.

5.Ato duhet te jene sa me Atraktive.!
Maskat do duhet të jenë sa me argëtues, të freskëta dhe në mode, me apo pa logo, kjo pak rendesi ka, e rendesishme eshte rehatia ne perdorim dhe funksioni sa me i mire i tyre.

Qe perdorimi i Maskave te mos deshtoje!

Maskat duhet të vishen sic duhet dhe në mënyrë të vazhdueshme, duke mbuluar plotësisht hundën dhe gojën, me shtresa të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e piklave, vetem keshtu ato do ta kryeje funksionin e tyre te vertete, dhe perdorimi i tyre nuk nuk do te deshtoje!

Perdorimi i gjerë i maskave do të kërkojë një qartesim dhe promocion per nje kohe te caktuar.. do te kerkoje perpjekje reale per ti siguruar ato nga strukturat shteterore dhe jo vetem.. në mënyrë që ato të bëhen një pjesë e qetë e një jete “normale të re”.

Ne kete stine qe po afrohemi, megjithëse zgjerimi i testimit, gjurmimi i kontaktit, izolimi i vatrave mbeten paresore..hartimi i nje strategjie per prodhimin e maskave tekstile sa me cilesore dhe ofrimin e tyre per qytetaret por, sidomos per nxenesit dhe studentet si dhe qartesimi dhe promocioni ne lidhje me domosdoshmerine e perdorimit te tyre, nga popullata e gjere, eshte nje detyrim imediat i strukturave pergjegjese dhe i qeverise por, dhe plotesisht i realizueshem.

Ne kushtet e mungeses se nje strategjie dhe plan- veprimi te qarte nga keto struktura dhe qeveria, per venien nen kontroll te Covid-19, aq me teper tani pas hapjes se shkollave, perdorimi i maskave mund të jetë mundësia e vetme dhe më e rëndësishme, për të ngadalësuar perhapjen, per te shmangur ri-mbylljen dhe per te mbajtur nen kontroll, Covid-19, te pakten deri ne daljen ne treg te nje vaksine dhe për t’i dhënë njerëzve sigurinë e nevojshme për t’iu rikthyer puneve dhe aktiviteteve te perditshme.. plotesisht..!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco