Pas këtij portreti të lumtur të familjes mbretërore, fshihet një e vërtetë e hidhur

Pas këtij portreti të lumtur të familjes mbretërore, fshihet një e vërtetë e hidhur

13:15, 12/08/2020

Pothuajse dy vjet pas publikimit të fotografisë zyrtare për ditëlindjen e 70-të të Princit Charls, shfaqen detaje të reja.

Në foto princ Charles dukej sikur rrezatonte i rrethuar nga familja e tij.

Aty ishin prezent të gjithë: gruaja e tij Camilla, princat William dhe Harry së bashku me bashkëshortet e tyre Meghan Markle dhe Kate Middleton, nipërit George, Charlotte dhe Lousi.

Tani biografia e re e Harry-t dhe Meghan, “Finding freedom” sjell detaje të pabotuara për këtë foto dhe për festimet e ditëlindjes së 70-të të princ Charles.

Pas buzëqeshje në fakt ka shpirtëra të trazuar dhe të tensionuar.

‘As William dhe as Harry nuk bënë shumë përpjeke për ta fshehur këtë tensionim’ zbulojnë burime të cituar nga gazeta britanike Mirror.

Nga ana tjetër, është folur shumë për tensionet midis trashëgimtarëve të shtëpisë mbretërore dhe bashkëshortëve të tyre përkatës, Meghan dhe Kate, në periudhën e fundit.

Disa muaj më parë Harry deklaroi:

“William dhe unë jemi vëllezër dhe do të jemi gjithmonë. Ne jemi sigurisht në shtigje të ndryshme për momentin, por unë gjithmonë do të jem atje për të dhe ai do të jetë aty për mua gjithmonë ”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco