Një makinë luksoze e tipit McLaren 570 u shkatërrua në një aksident në Londër.
Aksidenti tronditës u shkaktua pasi motoristi, në timonin e makinës me vlerë 150,000 paundë, humbi kontrollin.
Besohet se shoferi e kishte tejkaluar limitin e lejuar të shpejtësisë.
Simon Tuhill, komandati i brigadës së zjarrit, Londër, i cili u thirr në vendngjarje, u shpreh: “Ne shkojmë në shumë aksidente rrugore, por rrallë na ndodh të jenë makina super-luksoze si McLaren 570.”
© SYRI.net