Histori/ Gjermani i fundit!

Histori/ Gjermani i fundit!

15:49, 08/08/2020

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 450,000 të robër lufte gjermanë u burgosën në 700 kampe në Shtetet e Bashkuara. Pasi mbaroi lufta, të gjithë përveç shtatë prej tyre, të cilët u arratisën dhe humbën gjurmë në Amerikën e madhe, u riatdhesuan në Gjermani. Por shumica e të arratisurve u kapën, përveç Georg M. Gärtner, i cili arriti tu shmanget autoriteteve amerikane për dyzet vjet.

Georg M. Gärtner lindi në Schëeidnitz, Silesia e Poshtme (e cila tani është pjesë e Polonisë) në dhjetor 1920. Ai ishte atlet i talentuar, kampion skijimi dhe student i shkelqyer. Ëndërronte të bëhej arkitekt, por për shkak të një semundje që e mori në moshën 15 vjeç, ai nuk arriti të merrte diplomën e shkollës se mesme, duke i dhënë fund këtyre ambicieve. Kishte pak vende që i jepnin Gärtner ndonjë mundësi përparimi, kështu që kur Gjermania u përfshi në Luftën e Dytë Botërore, ai u regjistrua në ushtri në 1940. Në 1942 ai vullnetarisht u regjistrua në detyrë luftarake në Korpsin e Afrikës nën gjeneral Rommel. Sigurisht kjo e shmangte dërgimin e tij në Frontin Lindor.

Ai arriti në Libi në fillim të vitit 1943, por forcat gjermane tashmë ishin vënë perpara nga Britanikët. Në maj të vitit 1943, ai ishte njëri prej 220,000 ushtarëve gjermanë dhe italianë që u detyrua të dorëzohej tek trupat aleate. Ai u dergua në një kamp të burgosurish në Deming, Neë Mexico.

Ndryshe nga kampet e Lindjes, jeta për robërit gjerman të luftës në kampet amerikane nuk ishte vetëm e lehtë, por ishte e rehatshme. Të burgosurit ushqeheshin mirë dhe kishin mundësi të bollshme jo vetëm për t'u shoqëruar dhe ushtruar, por ata gjithashtu mund të studionin kurse universitare.

Por, gjërat filluan të ndryshojnë nga fundi i luftës, kur kampet e përqendrimit u çliruan nga Aleatët, dhe filluan të mbërrinin raportet për tmerret që kishin ndodhur atje.

Edhe pse shumë nga forcat gjermane ishin po aq të tronditur sa Amerikanët rreth këtyre mizorive, kjo nuk i ndaloi rojet amerikane të bëheshin gjithnjë e më të ashpër dhe armiqësor ndaj gjermanëve.

Kur mbaroi lufta dhe erdhi koha për ti riatdhesuar të burgosurit gjermanë në Gjermani, Gärtner ishte i tmerruar nga ideja e kthimit në shtëpi. Silesia e Poshtme tani ishte nën kontrollin sovjetik. Si rob lufte gjerman, ai e dinte se fati i tij ishte gulagu, apo edhe më keq.

Meqë fliste shkëlqyeshëm anglisht, shansin e tij të vetëm e shihte të arratisej nga kampi amerikan dhe të qëndronte në Shtetet e Bashkuara. Natën e 24 shtatorit 1945, ndërsa të burgosurit e tjerë po shikonin një film, u hodh mbi trenin e mallraveqë kalonte fare pranë kampit. Treni i mallrave udhëtonte nga Neë Mexico në San Pedro, Californi. Ai u arratis drejt një jete të re dhe një identitet të ri, me të cilin ai do të jetonte dyzet vjetët e ardhshme.

Në klimën gjithnjë e më të përzier kulturore të Kalifornisë, ishte e lehtë të fshihej. Si fillim, ai mori emrin Peter Petersen duke pretenduar se ishte emigrant norvegjez, por më pas e ndryshoi emrin në Dennis Ëhiles. Ia arriti të marrë numrin e social security si dhe patentën e shoferit. Me këtë emër ai do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij të dyfishtë.

Bëri një numër të madh punësh, përfshirë atë të instruktorit të skive, i cili çoi në përfshirjen e tij në një incident të famshëm. Treni i pasagjerëve Qyteti i San Francisko u bllokua nga stuhia e borës në Sierra Nevada në Janar 1952. Gärtner drejtoi një mision shpëtimi të skiatorëve për të ndihmuar trenin e bllokuar. Ai ishte një nga skiatorët e parë që arriti trenin dhe si rezultat foton e tij - së bashku me shpëtimtarët e tjerë – u publikua nga revista Life . Për ironi, imazhet e fytyrës së tij ishin shpërndarë tashmë në tërë Amerikës në posterat e FBI Most Ëanted. Pavarësisht kësaj, ai nuk u identifikua.

Në vitin 1964 u martua me një amerikane, Jean Clarke, të cilës ia mbajti sekret identitetin e tij të vërtetë për 20 vitet e ardhshme. Sidoqoftë, në vitin 1984 ajo filloi të bënte pyetje që nuk ishte në gjëndje të përgjigjej, kështu që ai më në fund i tregoi të vërtetën. Pas kësaj, ai e bëri publik rrëfimin e tij, duke u paraqitur në The Today Shoë në 1985 duke u "dorëzuar" tek Bryant Gumble në TV kombëtar.

FBI dhe qeveria amerikane vendosën që meqenëse ai nuk ishte zyrtarisht emigrant i paligjshëm (pasi ai ishte sjellë në SH.B.A. kundër vullnetit të tij) dhe se ai nuk kishte kryer ndonjë krim serioz, nuk do të kërkonin penalizimin apo deportimin e tij.

Gärtner u bë zyrtarisht qytetar amerikan në 2009. Ai botoi një libër për jetën e tij, me titullin Ushtari i fundit i Hitlerit në Amerikë/Përgatiti Sokol Neçaj

ImageImageImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco