Marsi duket shumë pranë, testi i raketës Starship të SpaceX kryhet me sukses

Marsi duket shumë pranë, testi i raketës Starship të SpaceX kryhet me sukses

11:38, 05/08/2020

Kompania SpaceX e Elon Musk hodhi një hap më pranë sipërfaqes së Marsit ditën e djeshme, pasi plotësoi me sukses testin e parë të raketës Starship.

E quajtur SN5, prototipi revolucionar u ngrit mbi facilitetin e SpaceX në Boco Chica, Texas.

Cilindri metalik ndezi motorin e tij Raptor dhe u ngrit ngadalë në ajër para se të rikthehej në tokë dhe të ulej në një distancë të afërt me pozicionin fillestar.

‘Marsi po duket shumë real,’ shkroi Musk në rrjete sociale në përgjigjie me testin e së martës mbrëma. Ai shtoi se ‘po bëhej progres’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco