E kaloi jetën duke kërkuar thesare në botë, burri gjen një pasuri nëntokë në lagjen e tij

E kaloi jetën duke kërkuar thesare në botë, burri gjen një pasuri nëntokë në lagjen e tij

14:10, 03/08/2020

Një burrë është duke festuar suksesin, pasi zbuloi me detektorin e tij të metaleve monedha argjendi të vjetëra me vlerë £100,000 pranë lokalit të lagjes së tij.

Luke Mahoney ka kërkuar për thesare të vjetëra përreth globit dhe u mahnit, kur zbuloi se gjëja më me vlerë e jetës së tij u gjet pranë një pubi në Lindsey, Suffolk.

Ai gërmoi dhe gjeti 1078 monedha të argjendta që datojnë rreth shekullit të 15-të-shekullit të 17-të.

Mahoney tregon se teoria më popullore e ekspertëve dhe historianëve me të cilët ai ka folur për to thotë se monedhat u groposën në një fushë nga pronari i tyre, i cili kishte shkuar të luftonte në Luftën Civile angleze.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco