Gjendet thesar antik në veri të Greqisë: mijëra monedha dhe stoli

Gjendet thesar antik në veri të Greqisë: mijëra monedha dhe stoli

11:29, 16/07/2020

Një 64-vjeçar u arrestua në qytetin verior të Greqisë, Drama të enjten, pasi policia gjeti se ai kishte antikitete me vlerë të paçmuar, përfshirë 5,533 monedha dhe stoli antike.

Nga kontrolli në shtëpinë dhe zyrën e tij, u zbuluan monedha që datojnë nga epoka e Hekurit deri në periudhën bizantine dhe osmane, së bashku me 69 objekte si unaza, byzylykë, kapëse, figura njerëzish si dhe një vazo e periudhës helenistike.

Autoritetet gjetën gjithashtu hartat e tij të vendndodhjeve specifike, si dhe listat e monedhave me çmime përkatëse.

Gjatë hetimit paraprak të policisë, i dyshuari, qëi punon si llogaritar, u tha oficerëve se ai ishte një "koleksionist i antikitetit" dhe pretendoi se i kishte blerë objektet në mënyrë të ligjshme, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA.

Burri, i cili po përballet me akuza për shkelje të ligjeve për mbrojtjen e antikiteteve dhe trashëgimisë kulturore, do të pyetet nga një prokuror në Drama më vonë, gjatë ditës së enjte.

Objektet antike do të dërgohen në muzeun e Antikiteteve të qytetit për ruajtje dhe vlerësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco