VIDEO/ U sulmua teksa notonte afër bregut, gruaja bërtiste se ‘ende i donte peshkaqenët'

VIDEO/ U sulmua teksa notonte afër bregut, gruaja bërtiste se ‘ende i donte peshkaqenët'

17:03, 15/07/2020

Në Australi, një kineaste e dokumentarëve të peshkaqenëve u kafshua nga një prej grabitqarëve, por u tha gazetarëve se, "Unë ende i dua peshkaqenë", pasi ajo u dërgua në një spital në një barelë për plagët e mara.

"Unë ende i dua peshkaqenët! Peshkaqenë janë të bukur! " tha Anika Craney e buzëqeshur ndërsa u fut me makinë në Spitalin Cairns në Queensland pas sulmit.

Craney, 29 vjeç u kafshua në këmbën e saj të majtë nga një peshkaqen ndërsa po notonte në brigjet e ishullit Fitzroy, afër Cairns, Queensland të martën pasdite, njoftoi Brisbane Times. Nuk dihet se çfarë lloj peshkaqeni e sulmoi atë.

Në këtë kohë kishte mjekë në ishullin Fitzroy dhe ata ofruan ndihmën e parë ...  ku përfundoi me një frakturë të mundshme të këmbës së poshtme të majtë dhe disa çarje nga kafshimi i peshkaqenit, " tha mjeku paramedik, Terry Cumming.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco