Jo më ID fallco, të rinjtë vënë maska dhe blejnë alkool të maskuar si gjyshërit

Jo më ID fallco, të rinjtë vënë maska dhe blejnë alkool të maskuar si gjyshërit

13:35, 15/07/2020

Adoleshentët në TikTok janë bërë tashmë pjesë të një trendi të ri.

Ata vishen si të moshuar dhe të ndihmuar nga maska arrijnë të blejnë alkool edhe pa mbushur moshën.

Tashmë ID-të fallco duket se nuk do të jenë më të nevojshme, pasi maskat kundër koronavirusit arrijnë të fshehin moshën reale më mirë se to.

Duke vendosur pudër në flokë dhe duke veshur rroba të gjyshërve të tyre, të rinjtë kanë arritur të gënjejnë shitësit e dyqaneve dhe të blejnë alkool.

Të gjithë procesin ata e filmojnë dhe e postojnë në rrjete sociale, ku mbizotëron TikTok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco