Panik në qiell, alarm për bombë në avionin që do shkonte në Dublin

Panik në qiell, alarm për bombë në avionin që do shkonte në Dublin

13:03, 14/07/2020

Çaste paniku dhe frike ë bordin e avionit Ryanair , i cili ishte nisur nga Krakoë për në Dublin bëri një ulje të detyruar në Mbretërinë e Bashkuar pas një alarmi për bombë.

Një shënim kërcënues për bombë ishte gjetur në tualetin e avionit, kjo solli çaste frike dhe paniku që i ka shoqëruar të gjithë pasagjerët dhe drejtuesit e avionit Boeing 737-800.

Gjatë uljes avioni u shoqërua nga dy bombardues luftarak  RAF Typhoon  deri sa bëri uljen në aeroportin Stansted.

Policia bëri të mundur zbulimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e dy personave që kishin lënë shënimin në tualetin e avionit, të arrestuarit janë të moshës 26 dhe 47 vjeç.

Autoritetet Angleze kanë bërë të mundur sigurimin e një avioni rezervë për të transportuar personat në Dublin dhe duke minimizuar në maksimum vonesën e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco