E ardhmja është këtu, së shpejti në treg robotë që të lajnë dhëmbët

E ardhmja është këtu, së shpejti në treg robotë që të lajnë dhëmbët

15:09, 13/07/2020

Një kompani ka tronditur tregun e kujdesit për dhëmbët me produktin më të ri.

Ajo ka prezantuar furçën e dhëmbëve Oral-B iO, e cila pretendon të ofrojë një epokë të re në teknologjinë e larjes së dhëmbëve.

Furça e dhëmbëve që ata kanë nxjerrë në treg është e gjithë elektrike dhe drejtohet nga inteligjenca artificiale.

Kjo i drejton përdoruesit në zonat e duhura dhe u përcakton forcën dhe lëvizjet që duhet të kryejnë për një larje sa më të kujdesshme.

Ajo regjistron të dhënat e përdoruesit, si zakone gjatë larjes apo dhëmbë që kanë nevoja specifike, dhe i përdor këto në të mirë të personit.

Ky produkt del në treg në gusht dhe kushton 500 paundë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco