Shtohen rastet e ‘sindromës së zemrës së thyer’, tregon studimi

Shtohen rastet e ‘sindromës së zemrës së thyer’, tregon studimi

13:37, 13/07/2020

Një studim i publikuar të enjten zbuloi një rritje të konsiderueshme të rasteve ‘të sindromës së zemrës së thyer’.

Kjo u vu re në dy spitale në Ohio në pacientë që nuk kanë koronavirus.

Kjo tregon se rrethanat sociale dhe ekonomike të pandemisë kanë ndikuar dhe te personat që nuk janë infektuar.

Kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi njihet ndryshe si ‘sindroma e zemrës së thyer’.

Ajo shkaktohet nga ngjarje stresuese dhe shoqërohet me atake kardiake.

Rastet e kësaj sëmundje duket se janë shtuar për shkak të situatës kritike, ku ndodhet bota.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco