Babai shikon ngjyra për herë të parë falë syzeve që i dhurojnë djemtë

Babai shikon ngjyra për herë të parë falë syzeve që i dhurojnë djemtë

15:42, 10/07/2020

Kjo video ka kapur momentin emocional kur një baba sheh ngjyrat për herë të parë në jetën e tij.

Dan Brogger-it nga Stockton, California, iu ndryshua bota kur vendosi syzet speciale që i dhuruan tre djemtë e tij Peter, 17, Ben, 16, dhe Sam, 14, për ditën e baballarëve.

Syzet kushtojnë 350 dollarë dhe bëjnë të mundur që njerëzit që nuk dallojnë dot ngjyrat, të mund t’i shohin ato qartë.

Momenti prekës kur babai i vendos ato për herë të parë është kapur në video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco