Roboti përfundon eksperimentin 1 mujor në vetëm 3 ditë

Roboti përfundon eksperimentin 1 mujor në vetëm 3 ditë

11:16, 09/07/2020

Një robot i një fabrike makinash u shndërruar nga shkencëtarë britanikë për të punuar në një laborator kimie.

Universiteti i Liverpool e programoi krahun autonom 100,000 paundësh për të kryer eksperimente pa nevojën e një inputi.

Tashmë ai ka përfunduar në vetëm 3 ditë një eksperiment që njerëzve do tu kishte marrë 1 muaj.

Ai është tejet produktiv dhe mundet të kryejë 700 eksperimente në javë, të njëjtin numër që një student duhet ta bëjë gjatë gjithë tezës së tij të diplomës.

Roboti ka dhënë një kontribut shumë të madh ndaj laboratorit ku punon, pasi ka përfunduar 688 eksperimente në 172 orë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco