FOTO/ Gjarpër gjigand në shtëpinë e trafikantit, Policia kroate shtanget gjatë arrestimit

FOTO/ Gjarpër gjigand në shtëpinë e trafikantit, Policia kroate shtanget gjatë arrestimit

12:42, 06/07/2020

Policia kroate,  e cila duhet të arrestonte një trafikant droge në Zagreb, është përballur me një rrezik shumë më të pazakontë se ç’mendohej të premten. Në shtëpinë e 37-vjeçarit që arrestoi ka gjetur një gjarpër gjigant 5.5 m të gjatë që peshonte 50 kg!

Në  përfundim të hetimit, Policia e Zagrebit publikoi detajet e arrestimit të 3 korrikut, gjatë së cilës iu desh të tregonte vëmendje dhe kujdes edhe për një kafshë të pazakontë - një piton birmanik 5.5 metra i gjatë dhe peshonte 50 kilogramë.

Policia hyri në banesë për arrestimin e trafikantit, që dyshohej se në një mënyrë ende të panjohur, kishte blerë sasi të mëdha marihuane, të cilën më pas e  kishte fshehur në një apartament në Zagreb, në zonën Jarun.

Gjatë kontrollit të banesës në Jarun, oficerët e policisë gjetën 25 kërcej marihuanë 10 -130 cm të larta, por edhe zvarranikun,  që përbënte një rrezik të mundshëm për oficerët.

Kjo qe arsyeja pse u thirrën punonjësit e Kopshtit Zoologjik të Zagrebit, që nxorën jashtë gjarprin rreth 5.5 metra të gjatë dhe u kujdesën për të. Mirëpo, ndërsa Policia u tmerrua,  Kopshti Zoologjik i Zagrebit u entuziamua nga kjo gjetje dhe e publikoi në rrjetet sociale.

Ky Kopësht ka njoftuar se "një operacion i madh u krye të premten mbrëma! Ekipi ynë në terren nuk ka pasur kurrë këtë lloj zvarraniku në automjetin e tij! 

Është i gjatë 5,5 metra dhe rreth 5,5 metra i gjatë dhe rreth 50 kg.

Kolegët morën një telefonatë nga Policia, sepse pronari i tij po arrestohej. Kjo kafshë mbresëlënëse është tejet e respektuar. Kjo është arsyeja pse e futëm butësisht në makinë dhe e çuam për trajtim në Koopshtin Zoologjik të Zagrebit. Dhe atje, pitoni qe për t’u admiruar. 

Gjarpri është në gjendje të mirë shëndetësore në përgjithësi. Pitoni është vendosur në rrethim dhe do të qëndrojë atje në ditët e ardhshme derisa Kopshti Zoologjik të marrë udhëzime të reja për akomodimin e mëtejshëm të tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco