FOTOLAJM/ Peshkaqeni i rrezikshëm kapet në Vlorë

FOTOLAJM/ Peshkaqeni i rrezikshëm kapet në Vlorë

12:39, 30/06/2020

Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës.

Peshkaqeni Dhelpër ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve.

E ka marrë emrin dhelpër për shkak të mënyrës së lëvizjes në det. Ai bën dredha në det duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë.

Dredhat i bën me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht.

Hyjnë në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm.

Ai është afër 3 metra i gjatë dhe nuk haset shpesh në brigjet shqiptare. Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco