FOTO/ Një breshkë e rrallë deti, del e ngordhur në bregdetin e Vlorës

FOTO/ Një breshkë e rrallë deti, del e ngordhur në bregdetin e Vlorës

14:12, 05/06/2020

Një breshkë deti e llojit Charetta Charetta ka dalë në bregdetin e plazhit të vjetër e ngordhur mëngjesin e kësaj të premteje.

Breshka ka qenë 85 centimetra e gjatë dhe 57 centimetra e gjerë, me gjatësi të karapaksit/ zhguallit 59 centimetra.

Sipas ambientalistit Simo Ribaj breshka e detit e dalë sot në breg ka dëmtime në trup, dëmtime këto të ardhura nga goditjet dhe prerjet që ka pësuar breshka nga helikat e anijeve, apo dhe nga vetë peshkatarët.

Të tilla specie janë kthyer tashmë në vizitore të rregullta të bregdetit shqiptar, teksa në Shqipëri gjejnë habitatin e përshtatshëm gjatë periudhave të ngrohta të vitit.

Sipas Ribajt në shumë vende të botës të tilla specie dalin edhe në breg të detit ndërsa vetëm në Shqipëri ata nuk kanë krijuar ende habitatet e tyre, kjo edhe për shkak të ndotjes së mjedisit që ka gjatë bregdetit tonë.

Të tilla specieve dëme kolosale i shkakton plastika, prandaj ambjentalisti Ribaj bën apel për më shumë kujdes për parandalimin e ndotjes së mjedisit.

Breshka e dalë sot në breg të detit në plazhin e vjetër në Vlorë është breshka e 8 e dalë në bregdetin e Vlorës që prej Janarit të 2020, 5 prej tyre kanë dalë të ngordhura në breg ndërsa të tjerat kanë rënë në rrjetat e peshkatarëve duke i lënë sërish të lira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco