Facebook na mundëson të fshijmë të shkuarën e turpshme me një klikim

Facebook na mundëson të fshijmë të shkuarën e turpshme me një klikim

11:02, 03/06/2020
Facebook tashmë na lejon që të fshijmë të gjithë të shkuarën tonë të turpshme me vetëm një klikim.
Për herë të parë platforma do të lejojë përdoruesit që të përzgjedhin shumë postime të vjetëra menjëherë dhe të munden t'i fshijnë ato njëkohësisht. Kjo shihet si një përpjekje për të ta bërë më të lehtë 'kurimin e prezencës së përdoruesit në Facebook në mënyrë që të reflektojë më mirë personin që është sot'.
Facebook u shpreh për këtë ndryshim: "Qoftë nëse po hyni në tregun e punës pas universitetit apo po largoheni nga një lidhje e vjetër, ne e dimë se gjërat ndryshojnë në jetën e njerëzve dhe ne duam ta bëjmë më të lehtë për ju që të kuroni prezencën tuaj në Facebook."
Ky tipar quhet 'Manage Activity' dhe mund të aksesohet duke naviguar në 'Settings & Privacy' dhe më pas duke klikuar në 'Activity Log.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco