Burri më i vjetër i botës ndërron jetë 3 muaj pasi fitoi titullin rekord

Burri më i vjetër i botës ndërron jetë 3 muaj pasi fitoi titullin rekord

15:02, 29/05/2020

Burri më i vjetër në botë, Bob Weighton, ka humbur jetën nga kanceri në moshën 112 vjeçare.

Weighton, nga Alton, Hampshire, u bë burri më i vjetër i botës, pasi ish-mbajtësi i rekordit Chitetsu Watanabe, nga Japonia, ndërroi jetë në shkurt, në moshën 112 vjeçare.

Stërgjyshi i 25 personave jetoi në dy luftërat botërore, pandeminë e vitit 1918, ngritjen dhe rënien e BRSS dhe krijimin e internetit.

Ai humbi jetën për shkak të një tumori në mushkëri, pavarësisht se nuk piu asnjë herë të vetme duhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco