VIDEO/ Qyteti pushtohet nga miliarda karkaleca, banorët e tmerruar nuk vënë gjumë në sy

VIDEO/ Qyteti pushtohet nga miliarda karkaleca, banorët e tmerruar nuk vënë gjumë në sy

18:26, 28/05/2020

Banorët e Jaipur kanë kaluar net pa gjumë, që nga fillimi i kësaj jave, pasi karkalecat kanë vendosur “shtet-rrethim” në qytetin e tyre.

Duke filluar nga e diela, miliarda insekte zbarkuan në kryeqytetin Rajasthani si një fatkeqësi biblike, duke hyrë në shtëpitë e njerëzve, duke sulmuar çatitë dhe oborret e tyre dhe duke përpirë kopshtet dhe gjithçka gjejnë përpara.

Manish Sharma, një banor i Jaipur, thotë se ai dëshiron që qeveria e shtetit të bëjë një sulm kirurgjikal ndaj këtyre insekteve sa më shpejt që të sigurojë që ata të mos sulmojnë përsëri Rajasthan.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të fle gjatë ditës së hënë kur pashë mizërinë e insekteve që bënin kërdinë në shtëpinë time.

Duke folur për IANS, Sharma tha: “Të hënën, ishte ora 10 kur ne po rrinim në ballkon me familjen. Papritur, ne pamë disa insekte që erdhën.Menduam se ishin insekte normale. Megjithatë, shumë shpejt numri i tyre u rrit. Tarraca u mbulua plot. Ne shikuam përreth dhe situata ishte e njëjtë kudo”.

Ai tha se shumica e bimëve dhe pemëve tashmë janë pa gjethe.

“Ata janë një kërcënim i madh për të mbjellat. Ne duam që qeveria e shtetit të luftojë kundër këtyre kërcënimeve. Ato kanë udhëtuar qindra kilometra për të ardhur këtu. Ata janë kudo, në Jaipur , Ajmer dhe pjesë të tjera të shtetit, duke përhapur terrorin e tyre anembanë”.

“Njerëzit në zonën tonë janë të frikësuar, së pari ishte korona dhe tani janë këto karkaleca. Ne pyesim veten kur do të flemë përsëri në paqe?”

Mizëria e karkalecave të shkretëtirës ndodhin në mënyrë të çrregullt rreth muajve të musoneve, por këtë herë, sulmi filloi herët, duke filluar rreth fundit të prillit. Në fakt, ndërsa vera arriti kulmin në Gujarat, Rajasthan, Uttar Pradesh dhe Punjab, të gjitha këto shtete njëkohësisht u përballën me sulmet e karkalecave, njëra pas tjetrës.

Zakonisht, karkalecat hyjnë në zonat e shkreta të Indisë përmes Pakistanit për mbarështim në qershor-korrik. Ata fluturojnë lartë dhe udhëtojnë në distanca të gjata, të ndihmuar nga stuhitë e forta të ardhura nga Pakistani. Shumica e tyre vendosen në pemë gjatë natës dhe kryesisht fluturojnë gjatë ditës, thuhet në raporte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco