Rekord i ri/ Regjistrohet shpejtësia më e madhe e Internetit ndonjëherë, 1000 filma HD shkarkohen për 1 sekondë

Rekord i ri/ Regjistrohet shpejtësia më e madhe e Internetit ndonjëherë, 1000 filma HD shkarkohen për 1 sekondë

16:18, 24/05/2020

Studiuesit në Australi pretendojnë se kanë regjistruar shpejtësinë më të madhe të të dhënave në internet.

Një ekip nga universitetet ‘Monash’, ‘Swinburne’ dhe ‘RMIT’ regjistroi një shpejtësi të të dhënave prej 44.2 terabitë për sekondë (Tbps).

Me atë shpejtësi, përdoruesit mund të shkarkojnë më shumë se 1.000 filma me definicion të lartë në më pak se një sekondë. Sipas ‘Ofcom’, shpejtësia në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht është rreth 64 megabit për sekondë (Mbps), sipas studimit të fundit.

Image

Studiuesit thanë që e arritën shpejtësinë e re rekord duke përdorur një pajisje që zëvendëson rreth 80 lazer që gjenden në disa pajisje ekzistuese të telekomit, me një pjesë të vetme të pajisjeve të njohura si 'mikro-krehër'.

Rezultati ishte sasia më e madhe e të dhënave të prodhuara ndonjëherë nga një çip optik i vetëm, të cilat përdoren në sistemet moderne me fibra optike në të gjithë botën.

Image

Ekipi Australian shpreson se gjetjet e tyre ofrojnë një vështrim se si mund të duken lidhjet e internetit në të ardhmen.

Bill Corcoran, pedagog në sistemet elektrike dhe kompjuterike në Universitetin Monash, tha: "Ajo që tregon hulumtimi ynë është aftësia që fibrat, të cilat i kemi tashmë në tokë ... të jenë shtylla kurrizore e rrjeteve të komunikimit tani dhe në të ardhmen."

Image

"Dhe nuk është vetëm Netflix për të cilin po flasim këtu,"- shtoi ai. "Këto të dhëna mund të përdoren për vetura dhe transportet në të ardhmen dhe mund të ndihmojnë industrinë e ilaçeve, arsimit, financave dhe tregtisë elektronike, si dhe të na mundësojnë të lexojmë bashkë me nipërit dhe mbesat nga kilometra larg."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco