Loja legjendare ‘Solitaire’ feston ditëlindjen e 30-të, Microsoft fton përdoruesit ta luajnë sot për të krijuar një rekord botëror

Loja legjendare ‘Solitaire’ feston ditëlindjen e 30-të, Microsoft fton përdoruesit ta luajnë sot për të krijuar një rekord botëror

13:19, 22/05/2020

Loja legjendare e Microsoft, ‘Solitaire’, feston sot ditëlindjen e 30-të.

Loja ikonike me letra u dixhitalizua për herë të parë si pjesë e Windows 3.0, që u prezantua në 22 maj 1990.

Sipas Microsoft, ajo ende mban titullin si loja e luajtur më shumë në botë.

Për të festuar ditëlindjen e saj, Microsoft po përpiqet të vendosë një rekord të ri botëror për numrin më të lartë të lojërave të luajtura në 24 orë, duke ftuar njerëz ta luajnë sa më shumë sot.

Solitaire u krijua për tu mësuar njerëzve përdorimin me lehtësi të mausit, por tashmë ajo luhet nga 35 milionë përdoruesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco