U shkarkua se punoi në spital e zhveshur, por infermierja merr ofertën që e ëndërron çdo femër

U shkarkua se punoi në spital e zhveshur, por infermierja merr ofertën që e ëndërron çdo femër

09:03, 22/05/2020

Fotografia e një infermiereje që shërbente në spital vetëm me të brendshme u bë virale në të gjithë mediat sociale në mbarë botën. Infermierja ruse, pas këtij veprimi, u pezullua nga puna dhe ndaj saj u morën masa disiplinore, për shkelje etike.

Mirëpo, pas fotos së bërë virale, ajo ka marrë një mbështetje të gjerë dhe kërkohet që ndaj 23-vjeçares Nadia të hiqen masat disiplinore. Mjekët pohuan se kishte mungesë të veshjeve të sigurta për mbrojtjen kundër koronavirusit në Spitalin Rajonal Klinik Tula.

Së fundmi në një tjetër zhvillim të lidhur me çështjen, drejtoresha e kompanisë së veshjeve të brendshme ‘Miss X’, Anastasia Yakusheva e kërkon infermieren si modele për veshjet e saj.

“Ne duam që infermierja nga Tula të bëhet modele e veshjeve tona të brendshme. Jemi gati t’i dërgojmë kompletin e fundit të produkteve tona dhe në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë një kontratë vjetore me të”, u shpreh ajo, sipas Daily Mail. Kjo ishte diçka e papritur për infermieren që mori vëmendjen e gjithë botës në jë kohë kaq të shkurtër. Nuk dihet nëse 23-vjeçarja do pranojë propzimin e prezantimit të veshjeve të brendshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco