Pandemia botërore/ Vijnë në jetë binjakët Corona dhe Covid

Pandemia botërore/ Vijnë në jetë binjakët Corona dhe Covid

09:48, 03/04/2020

Mirësevini në jetë Corona dhe Covid.

Këto janë emrat e binjakëve të sapolindur në një spital në Indi. Rasti ka bërë shumë bujë për shkak të situatës që po kalon planeti. Vajza dhe djali lindën në Indinë e izoluar prej disa ditësh.

Prindërit thanë se vendosën të zgjedhin këto emra si një kujtesë e problemeve që po kalojmë në këtë kohë.

Mamaja tha në një intervistë se ishte lindje e vështirë. “Virusi është i rrezikshëm, por kjo epidemi ka bërë që njerëzit të fokusohen te higjiena dhe të tjera zakone të mira. Prandaj menduam për këto emra,” tha ajo.

Stafi i spitalit nisi të thërriste fëmijët Corona dhe Covid pasi lindën- çka i ndihmoi prindërit të merrnin edhe vendimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco