Merkel thërret zjarrfikësit, ata i mbyllin telefonin, menduan se ishte humor...

Merkel thërret zjarrfikësit, ata i mbyllin telefonin, menduan se ishte humor...

10:30, 31/03/2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiroi të falënderojë zjarrfikësit për kontributin e tyre në krizën gjatë pandemisë koronare, por kreu i zjarrfikësve ia mbylli telefonin.

Merkel thirri Departamentin kundër zjarreve në Berchen, por Andre Musvik, shefi i shërbimit, mendoi se po bëhej fjalë për një shaka të njërës nga radiot lokale, shkruan gazeta Nordkurir.

Për të mos u shndërruar në objekt të humorit, Musvik menjëherë ndërpreu thirrjen.

Më vonë, telefoni ra përsëri dhe një punonjes bga zyrë shtypit e kancelares u përgjigj, duke sqaruar se më parë kishte thirrur Merkel.

Megjithatë, Merkel thirri serish zjarrfikësit dhe i falënderoi për punën e tyre.

Ajo mësoi nga mediat se zjarrfikësit në Bergen, pasi u testuan negativisht për koronavirus, vendosën të hyjnë vullnetarisht në karantinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco