Doktori po eksperimentonte me një shpikje, i ngecin 4 magnete në hundë dhe dërgohet në spital

Doktori po eksperimentonte me një shpikje, i ngecin 4 magnete në hundë dhe dërgohet në spital

12:51, 30/03/2020

Përpjekjet e një astro-fizikanti gjatë karantinës për të shpikur nëj pajisje që ngadalëson përhapjen e koronavirusit e çuan atë në spital.

Dr. Daniel Reardon-it iu ngecën 4 magnete në hundë, pasi po eksperimentonte me to në shtëpi javën e kaluar. Ai po e bënte këtë, pasi donte të gjente një mënyrë për t’i ndaluar njerëzit që të mos preknin më fytyrën.

Ai po përpiqej të krijonte një varëse magnetike që krijon një alarm kur njerëzit e afrojnë më shumë se ç’duhet me fytyrën.

Nëse varësja mbahet në qafë dhe në gishta vendosen magnete do të krijohej një fushë magnetike e cila lëshonte një tingull.

Por gjatë eksperimenteve 4 magnete iu ngecën në hundë dhe ai u dërgua në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco