Qentë mund të nuhasin koronavirusin? Shkencëtarët nisin punën

Qentë mund të nuhasin koronavirusin? Shkencëtarët nisin punën

09:36, 27/03/2020

Mendjet më të zgjuara në botë janë bërë bashkë për të zbuluar sa më shpejt një vaksinë ose një kurë për koronavirusin. Po ashtu po punohet me shpejtësi për të mundësuar që testimet të jenë sa më të shpejta.

Ndoshta miku më i mirë i njeriut mund të ndihmojë në këtë aspekt. Në Britani, shkencëtarët kanë nisur punën për të parë nëse qentë mund të nuhasin koronavirusin.

Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin malarien, kështu që ekspertët më të mirë britanikë po punojnë për të parë nëse kjo funksionon edhe për Covid-19.

Qëllimi është që qentë të kuptojnë nëse një person asimptomatik e ka virusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco