Monedha numizmatike 'Kupidi dhe Psika'

Monedha numizmatike 'Kupidi dhe Psika'

11:25, 26/03/2020

Monedha numizmatike prej argjendi “Kupidi dhe Psika” është emetim i serisë të quajtur "Skulptura të Përjetshme", shtypur nga Republika e Palaut, në vitin 2016. Ajo i kushtohet një historie dashurie, me origjinë nga Metamorfozat, dhe paraqet skulpturën e njohur “Kupidi dhe Psika”, të realizuar nga Antonio Canova dhe të cilësuar si një kryevepër e skulpturës neoklasike.

Kupidi është simboli më i famshëm i dashurisë, i cili personifikohet me djalin e vogël me krahë engjëlli që godet me shigjetë dhe i bën njerëzit të bien në dashuri. Ndërsa Psika, është një vajzë me një bukuri të rrallë, e cila nuk është perëndi. Venusi, mamaja e Kupidit, xheloze për bukurinë e vajzës së re, i kërkon djalit të saj, Kupidit, ta vrasë, por ai bie në dashuri me të. Venusi, tashmë e inatosur, e vendos

Psikën përpara provave të vështira, të cilat e vrasin atë. Por Kupidi e ringjall Psikën. Zotat, të prekur nga dashuria e tyre, i dhanë pavdekësinë të dashurës së tij. Prandaj Kupidi përfaqëson zemrën, kurse Psika vuajtjet e shpirtit njerëzor.

Figura e pasqyruar në monedhë karakterizohet nga një efekt mermeri, me detaje të jashtëzakonshme në reliev dhe efekt 3D, që paraqet 2 pamjet e skulpturës në dy anët e monedhës. Në këtë monedhë është aplikuar teknologjia “Smartminting”, e cila mundëson krijimin e një relievi pothuaj katër herë më të madh se relievi i përdorur në monedhat e zakonshme, ku detajet e figurës janë shumë të theksuara/definuara, duke ofruar dhe një pamje më të qartë tredimensionale. Kjo monedhë ka një tirazh prej 999 copësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco