Babai monstër! Pasi e kafshoi dhe i theu këmbën, vret vajzën 14-muajshe

Babai monstër! Pasi e kafshoi dhe i theu këmbën, vret vajzën 14-muajshe

16:34, 21/02/2020

Një 33 vjeçar është dënuar në Angli nën akuzën e vrasjes së vajtës së tij, e cila ishte vetëm 14-muajshe.

Sipas akuzës, pasi e ka torturuar, babai monstër më pas e ka vrarë.

Vajza Hollie, kishte dëmtime të shumta në zonën e kokës dhe qafës, gjakderdhje në tru dhe në sy. Kyçi i një prej këmbëve të saj ishte i thyer dhe kishte dy shenja kafshimi në dorë dhe kofshë, shkruan Birmingham Mail.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në shtëpinë e familjes, ndërsa çifti kishte debatuar një natë më parë dhe flinin në dhoma të ndara.

 Ditën e ngjarjes së tmerrshme 33 vjeçari kishte mbetur vetëm me vajzën e tij në shtëpi pasi bashkëshortja Leanne Thompson, 27 vjeç, kishte shkuar në punë.

Vendimi për Daniel Ashurst u dha nga Gjykata e Manchester Crown.

https://www.birminghammail.co.uk/news/uk-news/dad-daniel-ashurst-guilty-manslaughter-17784882

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco