Policia duhet të mbrojë qytetarët, nuk arrin ta ruajë as veten nga vjedhjet

Policia duhet të mbrojë qytetarët, nuk arrin ta ruajë as veten nga vjedhjet

11:51, 21/02/2020 Nga B.T

Nuk kanë të ndalur vjedhjet në institucionin i cili duhet kujdeset për sigurinë dhe pasurinë e qytetarëve.  Ashtu sikur në të kaluarën që kanë ndodhur vjedhje të rëndësishme e spektakulare të cilat kurr nuk janë zbuluar në  godinat e policisë, ato vazhdojnë të përsëriten, duke dëshmuar kështu se ata që janë thirrur të kujdesen për sigurinë dhe mbrotjen e pasurisë së qytetarëve, nuk po arrijnë dot të sigurojnë as objektet dhe pajisjet e tyre.

Rasti i fundit i cili ka ndodhur këto ditë ishte ai në Stacionin e Policisë në Gjilan , ku policja tashmë e ndjerë e cila ishte liruar nga detyra e rregullt dhe kishte kaluar  në detyra sekondare apo të lehta dhe kishte dorëzuar armën, ajo  kishte arritur të vjedh qelësin nga personat përgjegjës të stacioni dhe kishte marrë armën, të cilën e vrau katër anëtarët e familjes dhe vetën. 

Edhe më tej mbetet misterioze sesi ndodhi që zyrtarja policore Valdete Bllaca, vjedhi armën nga depoja armëve në Policinë e Gjilanit.

Burime nga "Syri.net" nga policia lokale tregojnë se zyrtarët policor po habiten sesi arriti që zyrtarja policore ta vjedhi qelësin e më pas edhe armën nga depoja e mbyllur.

Zyrtari civil, të cilit i ishte besuar ruajtja e armëve edhe pse kjo nuk ishte në kompetencë e tij është befasuar si ndodhi  marrja e qelësit e vjedhja e armë nga viktima e cila ishe police.  Atij ditën e marte thuhet se si shkak i saj i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, ku edh eka kërkuar trajtim spitalor.  

Po ashtu nuk dihet se kur ishte vjedhur arma, pasi që tek depoja e armëve në polici nuk ka kamera për të vërtetuar kohën e vjedhjes së armëve.

Komandanti i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha për "Syri.net", se se si ka ardhur deri te marrja armës zyrtare nga zyra e menaxhimit të armëve është duke u hetuar.

Dhomat e dëshmive të armëve të veprave penale, duhet dalluar nga ky rast që ka të bëjë me çështje administrative që menaxhohen në kuadër të stacioneve policore dhe janë armët që policia i dorëzojnë edhe kur shkojnë në pushim tek personat përgjegjës në kuadër të stacioneve policore. Po ashtu edhe personat të cilët lirohen nga detyra e rregullt dhe kalojnë në detyra sekondare apo të lehta, ku po ashtu armët dorëzohen tek personat përgjegjës në stacione policore dhe aty menaxhohen. 

Drejtoria e Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Policor janë duke hetuar rastin penal dhe atë të shkeljeve administrative. IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e  katër zyrtarëve policor të Gjilanit për 72 orë  për këtë rast dhe do të veproj konform ligjit.

Pas hetimeve preliminare nën dyshimin për 'keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar', Inspektorati Policor i Kosovës, me 18 shkurt i ka rekomanduar Policisë së Kosovës, suspendimin e katër zyrtarëve policorë, komandantin e Stacionit Policor Gjilan, zëvendëskomandantin, shefin e operativës dhe një zyrtar të stafit civil.

Policia e Kosovës, bazuar në rekomandimin e IPK-së, po aatë ditë ka bërë suspendimin e këtyre zyrtarëve policorë në kohëzgjatje prej (72) orëve, me qëllim të zhvillimit të hetimeve të pavarura. Policia e Kosovës së bashku me institucionet e drejtësisë dhe të IPK-së, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së rrethanave dhe motivit që kanë çuar deri te ky rast tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco