Arrestohen disa hakerë

Arrestohen disa hakerë

11:02, 21/02/2020

Disa persona janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë hyrë në sistemet kompjuterike të personave tjerë.

 

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike me datën 20.02.2020 ka zbatuar urdhëresën për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore me këtë rast është kryer kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse të tre të dyshuarve meshkuj/K. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme dhe një veturë.

 

Po ashtu ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lart me qëllim të përfitimit personal.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco