Po sillni lëndë të rrezikshme nga Italia, këta janë 6 të arrestuarit në Vlorë

Po sillni lëndë të rrezikshme nga Italia, këta janë 6 të arrestuarit në Vlorë

23:03, 20/02/2020

Një sasi e konsiderueshme amianti, e rrezikshme për shëndetin e njeriut, që po sillej në Shqipëria nga Italia nëpërmjet tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, është bllokuar ditën e sotme nga Policia.

Gjatë operacionit, ranë në prangat e policisë personat e mëposhtëm:

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë – Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN.

Arber Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë – Shoferi i fugonit  tip Iveko, me targe AA 417 SC

A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë – Drejtori operativ i një agjencie tragetesh

Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë – Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, Administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1”.

Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë – Pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”.

Sipas policisë, Zamir Kornuzi, pronari i firmës së mbeturinave kishte kontrate për të marrë mbetjet.

Policia e Shtetit bën me dije se është parandaluar futja e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. “Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë”, sqaron komunikata, e cila bën me dije se përveç materialit të rrezikshëm është sekuestruar edhe trageti.

Ende nuk dihet destinacioni përfundimtar se ky kryhej groposja e këtyre mbetjeve të rrezikshme që shkaktojnë një sërë kanceresh tek organizmi i njeriut. Ka dyshime se ky trafik është kryer edhe herë të tjera.

https://www.syri.net/kronike/317557/video-mbetje-te-rrezikshme-nga-italia-6-te-arrestuar-ne-vlore/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco