Ende mbetet misterioze arsyeja e vrasjes në Gjilan

Ende mbetet misterioze arsyeja e vrasjes në Gjilan

13:01, 20/02/2020 Nga B.T

Akoma nuk  është zbardhur motivi i vrasjes së pesëfishtë në familjen Bllaca në Gjilan, e që nga organet e ndjekjes dhe hetuesisë thuhet të jetë kryer nga  zyrtarja policore.

Mesditën e së martës dyshohet të ketë ndodhur vrasja nga zyrtarja policore e babait, nënës e dy vllezërve të saj e më pas duke kryer edhe vetëvrasje.

Enigmatike vazhdon të mbetet motivi i kësaj vrasjeje, e cila ka tronditur gjithë vendin e më gjerë, pasi që nuk ekzistojnë as dëshmitarët nga vendi kur ka ndodhur krimi, pos tezes së saj e cila ishte aty pas tragjedisë...  .

Deri tash organet e ndjekjes e hetuesisë, policia e prokuroria nuk kanë arritur që të "zbulojnë" motivin që qoi tek vrasja e pesë anëtarëve të kësaj familje.

E në anën tjetër nga të afërmit e tyre jepen vlerësime të ndryshme ku përmenden problemet pronësore ndërmjet vete e të cilat kanë pasur edhe efekte të dhunës familjare, të cilat dyshohet se kanë quar edhe deri tek vrasja, por të cilat nuk janë versione zyrtare. 

Nga ana tjetër "Syri.net", mëson nga policia se zyrtarja policore nuk ka pasur asnjë rast penal.

Komandanti i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha për "Syri.net", se rasti po hetohet dhe ende nuk mund të jepen informata tjera rreth motivit të vrasjes,  pasi është një rast i ndjeshëm dhe sensitiv.

Ai shtoi se do të presin raportin final të hetimeve, në mënyrë që të sqarohet motivi i kësaj tragjedie.

Edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Jetish Maloku, tha për "Syri.net", se rasti po hetohet dhe akoma nuk kanë arritur të sqarojnë motivin e 
kësaj vrasjeje dhe po presin raportin e autopsisë për të vazhduar tutje. 

Nga ana tjetër edhe prokurori i cili po merret me rastin nga Porkuroria Themelore e Gjilanit Arben Kadriu, tha për "Syri.net", se nuk i dinë ende motivet  e kësaj vrasjeje dhe hetie tpo vazhdojnë    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco