Itali: 16-vjeçarja shqiptare vdes pas ankthit, nën hetim mjeku i Urgjencës

Itali: 16-vjeçarja shqiptare vdes pas ankthit, nën hetim mjeku i Urgjencës

09:51, 19/02/2020

Mediat italiane njoftojnë sot se ka një të dyshuar për vrasje, lidhur me vdekjen e 16-vjeçares shqiptare Aurora Grazini nga Montefiascone, e cila u gjet e pajetë nga prindërit në shtratin e saj të shtunën në mëngjes.

I dyshuari është mjeku i Urgjencës. Hetuesit morën dokumentet dhe dëshmitë dhe raportin e dhomës së Urgjencës, ku vajza kishte shkuar disa orë para vdekjes së saj.

Po ashtu, karabinierët dëgjuan familjarët e saj që i kishin qenë pranë dhe morën tërë dokumentacionin. Po ashtu u krye autopsia e trupit të vajzës, që zgjati disa orë.

Nuk përjashtohet mundësia që të bëhen analiza dhe në organet e brendshme për të përcaktuar nëse Aurora kishte lindur me ndonjë problem që nuk ishte diagnostikuar ndonjëherë dhe për këtë arsye qe injoruar nga mjekët e spitalit. 

Në këtë kuptim do të bëhen hetime dhe nëse vajza ishte viktime e ndonjë reaksioni alergjik apo ndonjë ilaçi. Gjatë hetimit, do të merren edhe mostra për testet toksikologjike për të përcaktuar nëse vajza kishte marrë ndonjë substancë që mund të lidhej me vdekjen.

Sidoqoftë, hipoteza aktualisht përjashtohet sepse prindërit siguroheshin që kurrë të mos e linin vetëm Aurorën dhe e mbikëqyrnin vazhdimisht.

Aurora, të premten që shkoi kishte përjetuar një gjendje ankthi, një atak paniku. Ajo ishte dërguar menjëherë nga familja në Urgjencë, prej nga ku e kishin nxjerrë pas disa orësh. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco