Ngjarje tragjike në Gjilan/ Zyrtarja policore vret katër familjarët, më pas edhe veten

Ngjarje tragjike në Gjilan/ Zyrtarja policore vret katër familjarët, më pas edhe veten

13:46, 18/02/2020

Zyrtarja policore dyzetepesë vjeçarja Valdete Bllaca në Gjilan rreth orës 13.00 ka vrarë katër familjarë të saj Hanife, Zeqir, Fisnik dhe Blerim Bllaca dhe vetën në lagjen Bojanina të Gjilanit. 

Policia ka konfirmuar rastin, por pa dhënë informacione zyrtare.

"Syri.net", mëson se me rastin po merret prokurori i krimeve të rënda Arben Kadriu.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona - anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

"Syri.net",  mëson se e dyshuara Valdete Bllaca 45 vjeçare, kishte punuar në Shtabin Qendror të Policisë në Prishtinë ku edhe  kishte banuar në një banes tek Santeja e herë herë udhtonte nga Prishtina në Gjilan e anasjelltas, por më pas është kthyer në vendlindje. Ajo nuk ishte e martuar, por jetonte me familjen e saj katër antarëshe tashmë të vrarë nga ajo.

E njëjta ishte kthyer në punë në një pozitë të re, si pjesë e stafit civil, ku kryente punë lehtësuese pa uniformë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco