Konfirmohet/Një polic vdes e dy të tjerë mbeten të plagosur në Zhur të Prizrenit

Konfirmohet/Një polic vdes e dy të tjerë mbeten të plagosur në Zhur të Prizrenit

22:18, 28/01/2020

Një polic i Kosovës kanë mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar pas një shpërthimi që ka ndodhur në Zhur të Prizrenit gjatë kohës kur ishin duke kryer një operacion.

Mësohet se Policia e Kosovës ishin duke kryer një bastitje derisa ka ndodhur shpërthimi.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka dhënë detajet e rastit.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policorë në fsh. Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim.”, tha Kelani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco