PAMJET/ Maskat grabisin dhe terrorizojnë familjet e bizneset në Belsh

PAMJET/ Maskat grabisin dhe terrorizojnë familjet e bizneset në Belsh

21:11, 28/01/2020

Gjatë 72 orëve të fundit, në qytezën e Belshit janë regjistruar disa grabitje, mes tyre dy në familjet e biznesmenëve. ‘ Më e fundit është kryer në banesën në pronësi të shtetasit Gëzim Gjoshi, i cili zotëron disa biznese.

Mësohet se hajdutët janë futur në banesën e tyre rreth orës 01:45 të së hënës dhe pasi kanë hapur kasafortën, kanë marrë prej aty paratë e mbledhura nga familja. Ata janë pikasur nga e zonja e shtëpisë pas zhurmave të shkaktuara gjatë kohës që kryenin vjedhjen.

Sapo ajo ka dhënë alarmin se në banesë ndodheshin hajdutë, autorët janë larguar, ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në biznesin e familjes. Pamjet në fjalë i janë vënë më dispozicion policisë, e cila po punon për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj vjedhje.

Familjet që janë bërë viktima të vjedhësve kanë denoncuar se u janë vjedhur disa miliona lekë si dhe sasi të konsiderushme eurosh.

Ndërkohë, policia vendore në asnjë rast nuk ka konfirmuar për mediat rastet e denoncuara të vjedhjeve në Bashkinë e Belshit.

Më poshtë, pamjet ekskluzive të Syri.net dhe Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco