Shqiptari ther me thikë 55 vjeçaren, arrestohet në spital

Shqiptari ther me thikë 55 vjeçaren, arrestohet në spital

20:41, 28/01/2020

Një shqiptar është arrestuar në Milano për një vepër të rëndë penale që ka kryer në Zvicër dy netë më parë.

Shqiptari mësohet se ka therur me thikë një grua 55 vjeçare në Gjenecë të Zvicrës natën midis të shtunës dhe të dielës dhe më pas është arratisur për në Itali.

Në pranga ka rënë një 27 vjeçar shqiptar.

Lajmërimi u bë nga Interpoli i Zvicrës.

Arrestimi i tij u bë në një qendër ambulatore në Milano ku kishte shkuar të merrte ndihmën e parë, pasi kishte njërën dorë të plagosur, me siguri gjatë vrasjes së kryer.

Shqiptari nuk kishte precedentë në Itali, ndërsa në Zvicër kishte disa precedentë në krimet e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Pasi ka vrarë gruan e cila u gjet e qëlluar disa herë me thikë, shqiptari ka udhëtuar bashkë me një patriotin e tij drejt Milanos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco