EMRI/ Arrestohet pas 20 vitesh shqiptari, transportonte drogë në vitin 1997 në Itali

EMRI/ Arrestohet pas 20 vitesh shqiptari, transportonte drogë në vitin 1997 në Itali

19:25, 28/01/2020

Një shqiptar i arratisur prej më shumë se 20 vitesh pas dy dënimesh për trafik droge, është arrestuar nga policia italiane në Napoli.

Mihallaq Boraku, 49 vjeç, me origjinë shqiptare u arrestua pasi rezulton i dënuar nga gjykatat në Cuneo dhe Siena.

Pas arrestimit, ai është dërguar në burg në Secondigliano për të vuajtur një dënim përfundimtar në 8 vjet dhe 4 muaj.

Ai u ndalua në vitin 1998 në Bra, ku jetonte dhe kishte ndërtuar një rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në Puglia, duke e transportuar më pas në Piemonte.

Operacioni i antimafies në Torino u kodua në shqip “Besa”.

Gjatë operacionit, në 1997 u sekuestruan 200 kilogram marihuanë, i destinuar për provincat e Cuneo, Asti, Alessandria dhe Torino.

Droga ishte sekuestruar në një pikë kontrolli në daljen e autostradës Asti Est në rrugën Torino-Piacenza.

Lënda narkotike po transportohej me një kamion, i cili zyrtarisht ishte i ngarkuar me peshk dhe produkte ushqimore të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco